Site icon Telegrafi

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i boksierit të vrarë para disa muajsh, Besar Nimani, Berati është dorëzuar në autoritet gjermane pasi u shpall në kërkim pas të shtënave jashtë gjykatës së Bielifeld, para disa ditësh.

Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld, i dyshuari Berat Nimani është dorëzuar të enjten mbrëma, ka njoftuar policia.

Ai është vëllai i boksierit Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje në vitin 2024. Avokati i tij e kishte njoftuar tashmë hapin e dorëzimit.

Gazeta “Bild” ishte e para që raportoi. Sipas raportimeve, i kërkuari u shfaq në selinë e policisë në Bielefeld në mbrëmjen e vonë të së enjtes i shoqëruar nga avokati i tij.

Lexo po ashtu Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Ai do të dalë para gjykatësit sot (e premte). Akuzat janë të rënda: Ai po hetohet për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me lëndime të rënda trupore.

Pas të shtënave para gjykatës së qarkut Bielefeld të mërkurën, policia e kërkoi publikisht duke përdorur një foto.

Ndryshe, rreth orës 13:40 të së mërkurës, katër persona u qëlluan, disa të plagosur rëndë, pranë Gjykatës Rajonale të Bielefeldit: dy 25-vjeçarë, një 23-vjeçar dhe një 63-vjeçar.

Raportet se njëri prej tyre ka vdekur janë të pavërteta. Policia konfirmoi të enjten në mbrëmje se gjendja e të gjithë të lënduarve ishte stabile.

Ende është e paqartë se përse janë qëlluar të shtënat: autori i dyshuar mund të ketë dashur hakmarrje. Ai mësohet se ka qëlluar familjarët e vrasësit të dyshuar të vëllait të tij.

Lexo po ashtu Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Dy të dyshuar janë liruar

Dy të dyshuar u arrestuan përkohësisht të mërkurën, por tani janë sërish të lirë. Dyshimi nuk është vërtetuar, tha policia të enjten në mëngjes. Ndërkohë, Gjykata Rajonale e Bielefeldit ka anuluar seancën e caktuar për të premten në gjykimin e vrasjes në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version