Site icon Telegrafi

Veliu: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë në LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, mohon se kjo parti ka diskutuar për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme me PDK-në.

Numri dy i kësaj partie thotë se LDK as që është duke e menduar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Ai madje, ka thënë se kjo çështje nuk është diskuar as në kuadër të LDK-së.

“As në parti nuk kemi biseduar për këtë temë. Zgjedhjet të na nuk janë temë. Unë po i dëgjoj zërat e disa zyrtarëve të PDK-së për zgjedhje dhe nuk e di çka përfaqësojnë dhe çfarë halli kanë. A e kanë hallin e tyre personal, kanë mbetur të pakënaqur me procesin dhe nuk e di. Në nivel koalicioni nuk e kemi diskutuar ketë temë”, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.

LDK, sipas tij, është e vendosur qe të respektohet ciklet zgjedhore.

“Duhet t’i jepet kohë çdo qeverie pas një procesi zgjedhor, dhe pastaj të shkohet në cikle të rregullta. Kosova nuk ka komoditet të organizoj zgjedhje të jashtëzakonshme vazhdimisht. Këto nuk janë interes të vendit dhe Kosovës dhe proceseve në të cilat po kalojmë”, ka shtuar Veliu.

Çështjet si Demarkacioni, Asociacioni dhe FAK-u, sipas Veliut nuk i takojnë vetëm qeverisë, por janë çështje të gjithë spektrit politikë në Kosovë;

“Duhet të ketë konsensus në temat e mëdha. Kjo nuk i takon një subjekti ose koalicioni”, ka thënë Veliu.

Exit mobile version