Site icon Telegrafi

Veliu thotë se me zgjedhje nuk tejkalohet problemi i demarkacionit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu duke folur për problemin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ka thënë se edhe po të shkohej në zgjedhje të parakohshme, problemi i demarkacionit nuk do të zgjidhej.

“Sa i përket zgjedhjeve, nuk besoj që do të ndryshonte diçka me zgjedhje, sepse edhe nëse bëhen zgjedhjet problemi i demarkacionit mbetet. Çfarëdo koalicioni apo qeveri që vjen mas çfarëdo zgjedhjeve do ta ketë të njëjtin problem, kështu që ky problem duhet të zgjidhet shpejt”, ka thënë Veliu për lajmi.net

Më tej, ai ka thënë se kjo çështje nuk është përgjegjësi vetëm e LDK-së, parti kjo që e drejton Qeverisë, por e të gjitha subjekteve politike.

“Demarkacioni është përgjegjësi e të gjithëve. E partnerëve e opozitës dhe e të gjitha institucioneve. Kjo është një çështje më rëndësi të madhe për vendin dhe nuk mund të sillemi ashtu që vetëm ta gjuajmë përgjegjësinë te tjetri. Duhet të merremi seriozisht me këtë të gjithë e jo vetëm një subjekt politik apo vetëm koalicioni”, ka përfunduar Veliu.

Exit mobile version