Site icon Telegrafi

Veliu thotë se procesi i votimit ka shkuar në rregull, komenton edhe nominimin e Sejdiut

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu duke komentuar procesin e Kuvendit të IX Zgjedhor të LDK-së, tha po ashtu se Fatmir Sejdiu mund të jetë i pakënaqur me mos nominimin për kryetar të LDK-së.

Sipas tij, procesi ka shkuar në rregull dhe sic tha ai pritet që të procedohet me zgjedhjen e  Këshillit të Përgjithshëm.

“Kuvendi shkoi në mënyrë të qetë demokratike. Tash do të procedojmë me zgjedhjen e Këhsillit të Përgjithshëm.  Ecuria ka qenë shumë në rregull dhe është respektuar çdo pjesë e statusit. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Sejdiu mund të jetë i pakënaqur me përkrahjen që nuk e ka marr nominimin”, ka thënë Veliu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Ndryshe, kandidati i dytë për kryetar partie nga Komisioni për kandidatura Fatmir Sejdiu, i cili nuk e kaloi ktë prag -me vetëm 78 vota- uroi që votimi të ishte autonom i pandikuar.

Mirëpo, më pas Sejdiu e braktisi sallën e mbledhjes nga ku u ri-zgjodh Mustafa për të partin e kësaj partie.

Kundër këtij votimi, ishte Melihate Termkolli e cila u shpreh e zhgënjyer pas ri-zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar partie. /Telegrafi/

Exit mobile version