Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha sot se në mbledhjen e Kryesisë që edhe më tej është duke u mbajtur, do të diskutojnë mocionin e djeshëm dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të marrin.
Për mospjesëmarrjen e sotme në takimin me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, Veliu tha se ka ndodhur keqkuptim pasi ata i njohin të gjitha organet kushtetuese.
Sipas Veliut, zërat se nuk do ta njohin presidentin Thaçi, janë individual, por jo qëndrim i organeve të LDK-së.
Veliu shtoi se Mustafa do të vazhdoj të jetë kryetar i LDK-së.