Site icon Telegrafi

Veliu takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, kërkon mbështetje në fushën e hetimeve të krimeve ekonomike dhe financiare

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i lartë i Guardia di Finanza.

Në njoftimin e bërë nga MPB thuhet se ky takim vije si rezultat i letrës së dërguar nga ministri Veliu për ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Italisë, Roberto Gualtieri për fillimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Guardia di Finanza, transmeton Telegrafi.

“Ministri Veliu falënderoi shtetin e Italisë për përkrahjen e vazhdueshme në ofrimin e mundësive të bashkëpunimit në veçanti me Guardia di Finanza dhe kërkoj mbështetje në fushën e hetimeve të krimeve ekonomike dhe financiare, kontabilitetin financiar, evazionin fiskal, kontrabandimin, financimin e terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Tutje, ambasadori Orlando theksoi se kjo është vizita e parë e këtij niveli nga Guardia di Finanza që vërteton edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version