Site icon Telegrafi

Veliu takim me bizneset në Gjermani

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, ku sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit të kësaj bashkie.

Në kuadër të bashkëpunimi të Komunës së Podujevës me Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu po qëndron në një vizitë zyrtare në këtë bashki gjermane.

Në ditën e parë të vizitës në Westerstede, kryetari Veliu ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve të kësaj bashkie, ku është biseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit dhe investimeve të drejtpërdrejta të kapitalit gjerman në Podujevë.

Kryetari Veliu nesër do të zhvillojë një takim me kryetarin e Westerstedes, Klaus Gross.

Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Veliu do të realizojë edhe disa vizita dhe takime në institucione të tjera të kësaj bashkie. /Telegrafi/

Exit mobile version