Në ditën kur është paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë janë pajtuar që në mbledhjen e Kuvendit të hënën të shkojnë me një marrëveshje për bashkëqeverisje, ka reaguar edhe Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu.
Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ka thënë për partinë e tij i rëndësishëm stabiliteti dhe fuqizimi i saj.
“Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh”, shkruan Veliu.
Ndërsa nesër LDK ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm në mbledhje.
Siç ka raportuar më herët Telegrafi, LVV ka lëshuar pe sa i përket postit të Kryetarit të Kuvendit dhe kjo ka bërë që të përafrohen për marrëveshje bashkë-qeverisëse.
Ndërkaq, çështja e presidentit janë dakorduar të mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi.
Marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet nesër dhe të bëhet publike edhe zyrtarisht nga dy partitë. /Telegrafi/