Site icon Telegrafi

Veliu: S’po punohet mirë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, po përdoren materiale të dyshimta

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu në emisionin “Zyra e Ankesave”, shprehu shqetësimin e tij për punimet në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Veliu tha se nuk është duke u punuar mirë në këtë rrugë pasi janë duke u përdor materiale të dyshimta.

“E kam parë që nuk është duke u punuar mirë, janë duke u përdorur materiale që në sy duken të dyshimta. Mirëpo kjo është çështje që duhet me u marr ministria e Infrastrukturës. Ka vërejtje sepse ato punime nuk po zhvillohen ashtu sikurse i kemi prit”, theksoi Veliu, raporton Telegrafi.

Ndërsa, ministri Pal Lekaj tha se nuk ka informacion të tillë, mirëpo sipas tij nëse ekziston diçka e tillë atëherë do të marrë masa ndaj punëkryerësit.

“Unë nuk kam informacion të tillë por nëse ekziston kjo ne do të marrim masa ndaj punëkryerësit por edhe ndaj atyre që e mbikëqyrin këtë projekt”, u shpreh Lekaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version