Site icon Telegrafi

Veliu skeptik në rezultatet e bisedimeve LAA-VV

Takimet në nivel të ekspertëve për të harmonizuar programet qeverisëse ndërmjet koalicioni LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po shihet si njw opsion që do të sjell ndonjë rezultat konkret për të ardhmen. Kështu të paktën thotë njëri prej figurave kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, shprehet se nuk është kundër bisedimeve apo hulumtimit të gjetjes së ndonjë mundësie, mirëpo nuk shpreson se do të ketë rezultat me partinë e Visar Ymerit.

“Nuk jam optimist se do të ketë diçka pozitive në këtë aspekt. Me Vetëvendosjen LDK-ja ka dallime shumë të mëdha. Ka çështje që duhet me u definu paraprakisht edhe nuk e besoj se është shumë e lehtë ajo punë të bëhet”, është shprehur ai.

Më tej, Veliu thotë se bllokada institucionale e krijuar tani e shumë kohë ka vështiruar krijimin e ekzekutivit pasi nuk janë numrat e qëndrueshëm nga dy krahët, qoftë nga koalicioni PAN apo pjesa tjetër parlamentare.

“Mendojë se është shumë vështirë në këtë situatë me këta numra që kanë dal pas zgjedhjeve me formu qeverinë, qoftë nga koalicioni që ka dal i pari apo këto tjerat për me bë një qeveri stabile”, thotë nënkryetari i LDK-së.

Megjithatë, Veliu tregon se subjekti të cilin e drejton Isa Mustafa më shumë tani është i fokusuar në zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 22 tetor.

“Ndërsa sa i takon nivelit qendror ne e kemi dhënë përgjigjen që qeverinë le ta bëjnë ata që e kanë rrëzu, të bëhen bashkë ata. Ne preferojmë më tepër në çfarëdo kombinacioni që të mbesim opozitë sesa të futemi në qeveri”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Exit mobile version