Site icon Telegrafi

Veliu: S’ka kurrfarë paralajmërimi se dikush nga LAA-ja do të marrë rrugë tjetër

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu (nga koalicioni LAA), ka thënë se LDK-ja vazhdon të mbajë qëndrimin e saj lidhur me kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Qëndrimi i LDK-së është i njëjtë, nuk ka kurrfarë ndryshimi. Ne e kemi qëndrimin e formuar, nuk ka ndryshim. Nuk kemi nevojë ta përsërisim, tash e kemi qëndrimin, i cili është i aprovuar në të gjitha organet e LDK-së dhe nuk kemi nevojë të merremi më me atë çështje”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Më tutje duke folur rreth raportimeve që AKR-ja mund ta braktisë koalicionin LAA (LDK-AKR-Alternativa) dhe të dalë në mbështetje të PAN-it, Veliu ka thënë se brenda këtij grupi nuk është diskutuar për një çështje të tillë.

“Ende nuk kemi mbajtur kurrfarë takimi për ta biseduar këtë çështje, që dikush do të marrë rrugë tjetër. Deri më tash nuk ka kurrfarë paralajmërimi”, ka shtuar ai.

Por pavarësisht këtyre, Veliu është shprehur optimist se së shpejti do të shkohet drejt zhbllokimit të situatës.

“Ne presim që Kuvendi të mblidhet, të bëhet propozimi në bazë të Kushtetutës, ashtu si është i përcaktuar, kujt i takon propozimi dhe të procedohet. Deputetët janë aty për të votuar pro ose kundër dhe të zhbllokohet situata”, ka potencuar Veliu.

Exit mobile version