Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka riaktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar dhe ka ndryshuar përbërjen e Grupit Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në këtë komunikatë thuhet se ky vendim ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19.
“Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës. Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.”, thuhet në komunikatë.
Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/