Telegrafi

Veliu pret në takim Hazirin, flasin për bashkërendimin e aktiviteteve

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në takim kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me mikun e tij diskutuan për projektet e përbashkëta që bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë ndërmjet MPB-së dhe nivelit komunal, me theks të veçantë situatën aktuale të pandemisë Covid-19.

Postimi i plotë i Veliut: 

Pata kënaqësinë të pres në takim mikun tim, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Diskutuam për projektet e përbashkëta që bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë ndërmjet MPB-së dhe nivelit komunal, me theks të veçantë situatën aktuale të pandemisë Covid-19 dhe bashkëpunimin me Qendrën Operative Emergjente në Gjilan”, ka shkruar Veliu. /Telegrafi/