Telegrafi

Veliu: Zgjerimi i hapësirave të gjelbruara prioriteti ynë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përuaruar hapësirat e gjelbëruara te kompleksi banesor përballë Spitalit të Qytetit në Podujevë.

Ai ka premtuar se këtë projekt Komuna do ta kompletojë edhe me fasadimin e ndërtesave të banimit kolektiv.

“Do të vazhdojmë me projekte të krijimit të hapësirave të gjelbëruara edhe në pjesë të tjera të qytetit”, tha Veliu.