Site icon Telegrafi

Pasi pranoi detyrën e ministrit, Veliu: Përvojën time institucionale do ta shfytëzoj për të mirën e vendit

Kryetari i deritashëm i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Veliu është zotuar se detyrën të cilën e ka marrë do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar forcimin e shtetit të Kosovës dhe  gjithmonë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjislacionin në fuqi, transmeton Telegrafi.

“Për t’i përmbushur objektivat tona, që janë edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë”, ka thënë Veliu.

Në Qeverinë Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i udhëheq gjashtë ministri, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Bujqësisë./Telegrafi/

Exit mobile version