Telegrafi

Veliu: Pak po më befason deklarata e Pacollit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, mbi ultimatumet që ka dhënë në një intervistë për televizionin publik.

Lexo po ashtu Pacolli ultimatum LDK-së: I keni 10 ditë afat

“Pak po më befason kjo deklarata e Pacollit. Të paktën deri më sot ne kemi qenë unik, nuk ka dhe s’ka pasur ndonjë indikacion për prishje të koalicionit apo ndonjë gjë tjetër. Mirëpo, ajo që mund të them është se Pacolli dhe askush tjetër nuk mund të qesë ultimatume për LDK-në. Ne e kemi udhëheqjen tonë dhe për çdo veprim i marrim vendimet vet”, ka thënë Veliu për Express.

“Pacolli nuk mund të flasë edhe për LDK-në dhe për VV-në, dhe të na bashkojë ose të na ndajë me qëndrime, duke na dhënë edhe ultimatume të përbashkëta”.

Veliu ka thënë se institucionet e vendit duhet të formohen sa më shpejt që është e mundur dhe të mos krijohen kriza politike.