Nënkryetari i partisë së LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk janë duke insistuar për postin e presidentit në diskutimet e tyre për koalicion me Vetëvendosjen, por se ky post u takon atyre.
Këtë deklaratë ai e bëri për media nga selia e LDK-së ku janë duke qëndruar dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, njofton Klan Kosova.
“S’ka insistim por neve na takon posti i presidentit. Duam balancim të posteve sepse edhe presidenti edhe kryeministri për VV-në është shumë . Ne si parti jemi të hapur për bisedime”.
Në seli të partisë kanë shkuar edhe nënkryetari Lufti Haziri dhe nënkryetarja Vjosa Osmani.
Ardhja e gjermanëve po shihet si përpjekje për pajtim të dy partive që dolën fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit për të mos e vonuar krijimin e qeverisë së re.