Site icon Telegrafi

Veliu: Nëse i jepet mandatari LDK-së mund të bëhet qeveria me AKK-Nisma dhe minoritetet

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se nëse i jepet mandati Lidhjes Demokratike të Kosovës, prioritet është një qeveri gjithëpërfshirëse.

Por, nuk përjashtohet mundësia të bëhet edhe një qeveri me Nismën, Alealncën për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet.

“Ne kemi deklaruar si subjekt që në rast se na jepet mandati, ne do të jemi të gatshëm ta marrin mandatin dhe ta formojmë qeverinë. Ashtu sic ka thënë edhe kryetari Mustafa, dëshirë e jona është që të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse”, është shprehur Veliu, në emisionin Pressing të T7,

Tutje, ai nuk e përjashtoi mundësinë e një qeveri mes LDK-së, Nismës, AAK-së dhe minoriteteve.

“Por, nëse qeveria gjithëpërfshirëse nuk arrihet, atëherë qëndrimi i dytë do të ishte që ne ta marrim mandatin dhe ta formojmë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe minoritetet”, shtoi Veliu.

Exit mobile version