Telegrafi

Veliu mobilizon strukturat në Podujevë: Do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë dhe ministri i Brendshëm, Agim Veliu njoftoi se ka takuar sot kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Podujevë, të cilëve u ka kërkuar kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë.

“Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike”.

“Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, shkroi Veliu në Facebook.