Site icon Telegrafi

Veliu: LDK do të punojë shumë, të dalë e para në zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se ky subjekti të cilit i takon do të punojë shumë që të dalë e para në këto zgjedhje.

Veliu, përmes një postimi në facebook, ka thënë se fitorja e partisë së tij do të arrihet falë punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.

“Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë, bashkëbiseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi”.

“LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj”, ka shkruar Veliu. /Telegrafi/

Exit mobile version