Site icon Telegrafi

Veliu: LDK do të nxjerr vendim për votimin apo jo të Haradinajt si kryeministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Agim Veliu, i ka quajtur si individuale deklarimet e Ilir Dedës, i cili dje ka  thënë se “deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa , mund të dalin nga salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në momentin kur do të votohet kryeministri”.

Sipas tij këto deklarime  nuk përfaqësojnë mendimin e strukturave të LDK-së.

“Krejt këto deklarime, janë deklarime individuale të kujtdo qofshin. Çdo deklarim që del në këtë formë, nuk përfaqëson mendimin e strukturave” ka deklaruar Veliu për Gazetën Observer.

Veliu ka potencuar se për këtë gjë ende nuk ka vendim, dhe se këto gjëra vendosen në mbledhjet e partisë.

“Qëndrimet e LDK-së, merren në selinë e LDK-së. LDK-ja do të nxjerrë vendim  për këtë” ka thënë Veliu, kur është pyetur, se cilën rrugë do të ndjek LDK-ja, atë të votës kundër, apo të lëshimit të sallës së Kuvendit në momentin kur do të votohet për të parin e ekzekutivit.

Exit mobile version