Telegrafi

Veliu: LDK ka emra të mirë në garë për kryeministër, por unë nuk do të jem

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, deklaroi se janë në bisedime brenda LDK për nominimin e një kandidati për postin e kryeministri në zgjedhjet e reja parlamentare, që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se do të dalin me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK-ja.

“Do ta diskutojmë me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Kemi emra mjaft të mirë, nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha Veliu në T7, duke mos e përjashtuar mundësinë që Kujtim Shala të jetë kandidat për kryeministër.