Site icon Telegrafi

Veliu inspektoi punimet në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatra

Komuna e Podujevës po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Në kuadër të kësaj janë duke u asfaltuar rrugë në fshatin Obrançë.

Për t’i përcjellë nga afër punët në asfaltimin e rrugëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i ka inspektuar sot punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Obrançë.

Me këtë rast kryetari Veliu shprehur edhe një herë përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit të Komunës për angazhim në kompletimin e infrastrukturës rrugore në territorin e Podujevës.

“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, trotuareve dhe rrjetit të kanalizimit, vazhdojnë të jenë prioritet në investimet kapitale. Ne po punojmë që infrastruktura rrugore të arrijë në çdo vend të komunës tonë”, tha Veliu.

Ndërsa, duke folur për rrugët që po asfaltohen aktualisht në Bajçinë, kryetari Veliu tha se është e rëndësisë së veçantë për faktin se kjo rrugë lidh mes vete shatrat Bradash – Katunishtë dhe Katunishtë – Obrançë.

Edhe banorët e fshatrave ku po asfaltohen rrugët falënderuan komunën për investimet, ndërsa asfaltimin e këtyre rrugëve e vlerësuan shumë të rëndësishëm. Asfaltimin e këtyre rrugëve, në gjatësi prej 7.5 km e ka bërë kompania “Mileniumi Construction SHPK”. /Telegrafi/

Exit mobile version