Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se hapat e njëanshëm të marrë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dëmtuar procesin e bisedimeve me LDK-në për arritjen e një koalicioni.
Veliu, në një lidhje telefonike për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK do të bëjë përpjekje deri ne fund që të arrijë një marrëveshje me VV-në, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se veprimet e fundit të Vetëvendosjes nuk shkojnë në favor të arritjes së këtij koalicioni.
“Veprimet e njëanshme të Vetëvendosjes e kanë dëmtuar shumë procesin e negociatave, sepse ne kemi pasur edhe një hap për arritjen e marrëveshjes. Mirëpo veprimet që kanë ndodhur kohëve të fundit sigurisht e kanë lënduar shumë procesin. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të arritur një marrëveshje me Vetëvendosjen”.
Ai ka thënë se LDK nuk ka kërkesa të reja për Vetëvendosjen dhe se pret nga këta të fundit të japin opsionet pas ngjarjeve të fundit.
“Kërkesat që bëhen në mënyrë publike janë shumë joserioze nga ana e Vetëvendosjes”, tha Veliu./Telegrafi/