Site icon Telegrafi

Veliu: Ende nuk është bërë pranimi teknik i dhjetë shtëpive për rastet sociale

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini foli për dhjetë shtëpitë e ndërtuara për rastet sociale në Lagjen e Kuvajtit.

Ai tha se këto shtëpi edhe pse janë ndërtuar nuk iu është bërë pranimi teknik për shkak të disa problemeve të vogla teknike.

“Shtëpitë e rasteve sociale kanë përfunduar, por ende s’është bërë pranimi teknik i tyre nga Komuna e Podujevës, për shkak të disa problematikave të vogla”, ka thënë ai.

Ai po ashtu foli edhe pastrimin e rrugëve nga bora.  “Deri diku jam i kënaqur me pastrimin e rrugëve pasi ka rënë shumë borë”, u shpreh kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version