Site icon Telegrafi

Veliu: Ekziston konsensus nga të gjitha subjektet politike për temat e mëdha

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, pas përfundimit të tryezës të partive politike të organizuar nga PDK-j, tha se ekziston një konsensus i të gjitha subjekteve politike për të arritur zgjidhje për tema të mëdha me interes për Kosovën.

Veliu tha se koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën që të vendos për tema të mëdha dhe për këtë duhet arritur konsensus.

“Kjo është tryeza e dytë e nisur nga LDK-ja. Ekziston një konsensus i të gjitha subjekteve politike dhe nga qeveria që të adresohen të gjitha temat në interes për Kosovën që këto tema të kalohen dhe të vazhdojmë tutje. Këto tema duhet të vazhdojnë. Koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për tema më të rëndësishme…Ne duhet të arrijmë konsensus për këto tema dhe për ta legjitimuar”, ka thënë Veliu.

Ai po ashtu tha se janë pajtuar që tryeza të tilla të vazhdojnë të mbahen. /Telegrafi/

Exit mobile version