Telegrafi

Veliu dhe Wigemark zotohen se do të intensifikojnë bashkëpunimin mes MPB-së dhe misionit të EULEX-it

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të martën ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX, Lars-Gunnar Wigemark me të cilin ka folur rreth zhvillimeve në vend, situatën e sigurisë dhe situatën me COVID-19.

Sipas komunikatës për medie, Veliu dhe Wigemark kanë folur edhe për bashkëpunimin mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe misionit të EULEX-it në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për parandalimin e virusit COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në këtë komunikatë thuhet se Veliu është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it dhe ka kërkuar që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tutje.

Ndërsa në anën tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark gjatë këtij takimi tha se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me MPB-në dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/