Site icon Telegrafi

Veliu kërkon dënimin e vrasësve të Xhemajl Mustafës

Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherit edhe nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu sot ka bërë homazhe dhe kanë vendosur lule mbi varrin e Xhemajl Mustafës, në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të vrasjes së tij.

Me këtë rast, Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar se edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, është e pakuptimtë që nga institucionet e drejtësisë të kërkohet zbardhja e vrasjes.

Ky është postimi i Veliut në Facebook:

Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të vrasjes së Xhemajl Mustafës, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh mbi varrin e tij.

Gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Xhemës, është e pakuptimtë që nga institucionet e drejtësisë të kërkohet zbardhje e vrasjes. Sot kërkojmë dënimin e dorës kriminale, e cila bëri këtë vrasje makabër në lirinë e Kosovës.

I përjetshëm kujtimi për Xhemën! A.V.(sic) /Telegrafi/

Exit mobile version