Site icon Telegrafi

Veliu “për anëtarësimin e Shpend Ahmetit në LDK”: Bashkimi me LDK-në nuk funksionon mbi bazën e ftesave përmes televizioneve

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës.

Reagimi i Veliut vjen pas largimit të Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht ftesës që i është bërë nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, për tu bërë pjesë e LDK-së.

Postimi i plotë i Veliut në Facebook:

LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar.

Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës.

LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite.

Bashkimi me filozofinë tonë politike, assesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura. /Telegrafi/

Exit mobile version