Burrë dhe grua nga Kosova kanë hyrë për tu larë në plazhin e Velipojës, por kanë rrezikuar jetën.
Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë parë çiftin teksa kërkonte ndihmë dhe kanë ndërhyrë, pasi në të gjithë vijën bregdetare mungojnë rojet e plazhit në kullat e vrojtimit.
Menjëherë është lajmëruar shërbimi i ambulancës që me të mbërritur ka transportuar çiftin në spital.