Site icon Telegrafi

Velipojë, plazhi s’ka hapësira publike (Video)

Nisur nga kjo situatë drejtuesi i Komunës Velipojë thotë se të gjitha shezllonet në rërë janë të vendosura në mënyrë të paligjshme dhe do të hiqen me forcë nëse nuk marrin certifikatë dhe nëse nuk respektojnë hapësirën publike.

“Sigurisht që do të ketë më shumë hapësira publike. Të gjithë këto shazllone që shihni në bregdet nuk janë të certifikuara nga ana jonë. Ne brenda 3-4 ditëve do të certifikojmë përfundimisht vendosjen e shezlloneve dhe çadrave në bregdet. Në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë dhe rajonin e policisë po bëjmë vrojtimin e të gjithë atyre që do të lëvizin, që do të heqin shazllonet për arsye se janë parashikuar hapësira publike, ose janë vendosur pa kryer detyrimet ligjore dhe financiare”, thotë kreu i Komunës së Velipojës, Pashk Ujka.

Ndërkohë për të respektuar hapësirën publike Komuna ka nxjerrë dhe një urdhër që ndalon vendosjen e çadrave në një zonë deri në 7 metra nga vija ujore e cila do shërbejë si rrugë për lëvizjen e pushuesve.

Mbi 100 mijë pushues kryesisht nga veriu i vendit dhe Kosova kalojnë pushimet në plazhin e Velipojës gjatë sezonit turistik. /Telegrafi/

Exit mobile version