Site icon Telegrafi

Velipojë, digjen pyje në malin Kolaj

Për shkak të terrenit tepër të thyer malor ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur. Ndërkohë që shqetësues është fakti që poshtë malit ndodhen disa banesa të fshatit Baks, të cilat rrezikohen nëse flaket ndryshojnë drejtim për shkak të erës së fortë.

Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht nga banoret e zonës për të hapur kullotat e reja dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë gjithë faqen e malit, raportoi TCH./Telegrafi/
 

Exit mobile version