Site icon Telegrafi

Velinovska: Duhet të shkohet në zgjedhje që do t’i organizojë shteti i Maqedonisë

Gazetarja Mirka Velinovska në emisionin “Milenko Nedellkovski Show” deklaroi se Gjorge Ivanov është njeri i mençur dhe respektues i dispozitave ligjore të Maqedonisë. Ajo zgjedhjet e kaluara i quajti të falsifikuara dhe tha se duhet të shkohet në zgjedhje që do t’i organizojë shteti maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mua nuk më interesojnë implantet e huaja. Nëse maqedonasit nuk dinë asgjë, dinë të votojnë në mënyrë të ndershme dhe do të zgjedhin qeveri të përgjegjshme, e cila duhet të kryejë dy punë: e para duhet të regjistrojë shtetasit tonë dhe e dyta nuk ka bisedime për emrin”, tha mes tjerash Velinovska./Telegrafi/

Exit mobile version