Telegrafi

Velijaj nuk merret në pyetje

Avokati i saj, Tomë Gashi, i ka thënë RTK-së se Prokuroria e EULEX-it është arsyetuar se marrja në pyetje e saj nuk mund të ndodh sot për shkaqe teknike.

Gashi nuk i beson shumë këtij arsyetimi, por shtyrjen e marrjes në pyetje e quan neglizhencë të Prokurorisë për ta penguar ndriçimin e të vërtetës, e cila, sipas tij, e dëmton imazhin e Kosovës.

“Kjo e vërteton një neglizhencë të paparë që prokurorët nuk duan që ta shpejtojnë këtë procedurë sa më shpejtë që është e mundshme dhe kjo sigurisht se krijon edhe pakënaqësi popullore, mirëpo edhe shtetit të Kosovës i jep një imazh relativisht të keq”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/