Site icon Telegrafi

Veliçkovski: Sundimi i ligjit nuk është çështje pajtueshmërie

Kryetari i Partisë Liberale (PL), Ivon Veliçkovski, sot ka pritur në takim, përfaqësuesin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Veliçkovski dhe Haindl kanë biseduar për krizën e tanishme politike në vend.

PL-ja i bëri të ditur të dërguarit gjerman se për këtë parti, sundimi i ligjit nuk është pyetje pajtueshmërie, ndërkaq shfuqizimi i plotë i vendimit të Ivanovit për falje dhe garantimi i punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë kërkesa të pakushtëzuara që kjo parti i ndanë me aktivistët civil, partitë opozitare dhe bashkësinë ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version