Telegrafi

Veliçkovski: Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos integrimeve euro-atlantike

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, ka deklaruar se nuk ka shtet që e vetme mund të përballet me të gjitha sfidat e sigurisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prandaj, sipas tij, Maqedonia nuk ka zgjidhje tjetër përveç integrimeve euro-atlantike.

Kjo deklaratë u bë para përfaqësuesve të Kongresit amerikan, të cilët ishin të interesuar të dëgjojnë rreth punës që bën Maqedonia në sferën e mbrojtjes./Telegrafi/