Telegrafi

Veliçkovski mori pjesë në takimin e Komitetit ushtarak të NATO-së

Një delegacion ushtarak i Maqedonisë i udhëhequr nga shefi i Shtabit të përgjithshëm të ARM-së, gjeneral kolonel Metodija Veliçkovski, mori pjesë në sesionin e shefave të shtabeve të përgjithshme në Komitetin ushtarak të NATO-së në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Veliçkovski vërtetoi se Maqedonia qëndron fuqishëm në reformimin dhe mbështetjen e Maqedonisë për misionet e NATO-së, ndërkaq takimi i është kushtuar Afganistanit.

Ai bëri të ditur se në konkluzionet e sotme u tha se duhet të vazhdohet më tej me forcimin e kapaciteteve operative të ushtrisë afgane, me qëllim të marrjes në dorë të mbrojtjes së territorit të Afganistanit nga forcat ushtarake të saj./Telegrafi/