Site icon Telegrafi

Veliçkovski: Marrëveshjet kornizë me bankat janë mjet kyç për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

Drejtori i Drejtorisë për sisteme të pagesave në Bankën Popullore, Igor Veliçkovski, ka bërë të ditur se marrëveshjet kornizë me bankat janë një mjet kyç për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në sektorin e shërbimeve financiare.

“Qytetarët mund të mbyllin llogaritë e pagesave dhe kartat e pagesës në çdo kohë dhe bankat nuk mund të paguajnë tarifë për këtë, nëse kontrata e klientit me bankën është më e vjetër se gjashtë muaj. Me kërkesë të klientit, banka është e detyruar të mbyllë menjëherë llogarinë, por nëse kontrata parashikon një afat njoftimi, atëherë banka ka maksimum 30 ditë për të ndërprerë shërbimin, gjë që përcaktohet nga Ligji i ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e pagesave, shpjegon drejtori i Drejtorisë për sisteme të pagesave në Bankën Popullore”, tha  Veliçkovski

Veliçkovski gjithashtu theksoi se është e rëndësishme për qytetarët të lexojnë kujdesshëm marrëveshjet kornizë para se t’i nënshkruajnë, dhe nëse ndeshen me shkelje të këtyre marrëveshjeve, ata kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim në bankë dhe ankesë në Bankën Popullore për zgjidhjen e çështjes.

Në lidhje me tarifat për mbylljen e llogarive të pagesave dhe kartave të pagesës, Veliçkovski sqaroi se nëse kontrata është më e shkurtër se gjashtë muaj, banka duhet të ngarkojë vetëm tarifën e shpenzimeve faktike për këtë shërbim. /Telegrafi/

Exit mobile version