Ndërkohë që po zhvillohet seanca gjyqësore për pallatin tek diga, në zonën e Liqenit, qytetarët janë mbledhur për të protestuar përpara Gjykatës Administrative.
Veliaj shënjestroi edhe presidentin Bujar Nishani duke e quajtur lodër që merret me lodrat dhe nuk ka bërë asgjë për reformën në drejtësi.
“Shkon e merret me lojërat e kalamajve, normal kur je lodër veç me lodra mund të merresh. Pse nuk flet për reformën në drejtësi? Nuk e duan reformën në drejtësi sepse kushërinjtë nuk gjykojnë kushërinjtë dhe me reformën në drejtësi e drejta i shkon të Zotit dhe jo të fortit. Kjo trupë gjykuese nuk mund të japë drejtësi sepse është e korruptuar”, ka thënë Veliaj.