Telegrafi

Veliaj sot në Kosovë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Erion Veliaj, sot do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohem me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Vizita e tij vjen në kohën kur të dy vendet tona kanë një shkallë të lartë të varfërisë. Krahasuar me qeverisjen e kaluar, ministri Abrashi ka një fond më madh sa i përket rasteve sociale. Ai ka premtuar se qytetarëve të Kosovës së shpejti do t’i mundësojë punësim sezonal në disa vende të BE-së, si dhe do të angazhohet për punësimin e të rinjëve.

Ndryshe, gjatë ditës, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Erion Veliaj do të mbajë edhe një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB. /Telegrafi/