Telegrafi

Veliaj: Rrugica ku u vra Klodian Rasha, do të marrë emrin e tij

Rrugica ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha, do të marrë emrin e tij.

Kështu bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ai tha se kërkesa është bërë nga babai i tij Qazim Rasha.

Veliaj tha se kërkesa do të dërgohet javën tjetër në Këshillin Bashkiak.

“Isha për vizitë aty kanë kërkuar që t’i vënë asaj rrugicës emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javës tjetër në Këshillin e Bashkësisë. I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabelën të më duket sikur e takoj përditë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se opozita nuk e ka hallin tek njerëzit por tek zgjedhjet.

“Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”/ Panorama.al.