Site icon Telegrafi

Veliaj protestuesve kundër Parkut: Lërini fjalët po ejani të pastroni

“Nëse e doni mjedisin, ejani në pastrim. Ta duash mjedisin vetëm me fjalë, me të bërtitura e protesta, nuk mjafton”. Është kjo përgjigja indirekte që i ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shoqërisë civile që ngrihet në protestë kundër projektit të këndi të lodrave në parkun e Liqenit Artificial në kryeqytet.

Këtë thirrje Veliaj ja bëri ndërsa ju bashkua aksionit të pastrimit në rrugën “Dervish Luzha” në kuadër të nismës “Të pastrojmë Tiranën”.

“Ai që e do, e do me fakte dhe punë. Faleminderit të gjithëve për punën dhe faktin që e doni me vepra konkrete”, thas kryetari i Bashkisë duke ndarë falenderime për qytetarët e zakonshëm që ju bashkuan aksionit për ta pritur “Ditën e Verës” me një Tiranë më të pastër.

“Ashtu si gjithsecili prej nesh pastron shtëpinë e vet, ashtu edhe Tirana e madhe duhet të funksionojë si një familje nikoqire që pastron shtëpinë me themeli përpara se të fillojnë festimet dhe para se të hyjmë në një stinë të re”, tha Veliaj për mediat.

Ai gjithashtu bëri të ditur edhe një lajm të mirë për kryeqytetin dhe që ka të bëj me ndërtimin landfilli të ri dhe menaxhimi të ri mbetjesh në Sharrë, i cili do të zgjidhë edhe një krizë që ka mbetur pezull në katër vitet e fundit, pa një vendimmarrje.

Exit mobile version