Site icon Telegrafi

Veliaj për “Sunny Hill Festival”: Prishtinasit e kosovarët janë edhe tiranas, në gëzime e sfida do të jemi bashkë

Foto: Instagram

Rreth anulimit të festivalit “Sunny Hill” dhe zhvendosjes së tij në Tiranë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka bërë një postim në rrjete sociale duke u shprehur i gëzuar për lajmin se festivali këtë vit do të mbahet në Tiranë.

Në shkrimin e bërë në Twitter, Veliaj thotë se do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë sot në Tiranë e nesër në Prishtinë.

“Prishtinasit e kosovarët janë edhe tiranas, ne gëzime e sfida do të jemi bashkë si shqiptarë të mirë, sot në Tiranë nesër në Prishtinë, por gjithmonë një – gjithmonë bashkë”, tha ai.

Lexo po ashtu Kryeministri Rama pas zhvendosjes së “Sunny Hill” në Tiranë: Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre

“Sunny Hill” ndërkaq u bë e ditur se do të zhvendoset në Tiranë ditën e sotme (e martë) për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

Festivali ishte paraparë të mbahej në fillim të muajit gusht pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Deri më tani, në “Sunny Hill” kanë qenë disa nga emrat më të njohur ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version