Site icon Telegrafi

Veliaj në festën e Çlirimit të Tiranës: E kemi në dorë ta ndërtojmë qytetin

Me rastin e 17 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të kryeqytetit, në Tiranë u mbajt ceremonia e rastit, ku në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë shprehu mirënjohjen për cilindo që kontribuoi për një qytet e Shqipëri më të mirë.

“Nëse ne nuk kuptojmë nga kemi ardhur, nuk do të gjejmë kurrë se ku do të shkojmë. Nëse nuk kuptojmë kurrë çfarë bënë paraardhësit tanë, nuk do të dimë se ku do të shkojnë pasardhësit tanë”, tha Veliaj.

Sot, Tirana nuk rrezikohet nga askush “përveç nesh”, theksoi Veliaj, i cili kërkoi nga të gjithë që të reflektojnë një moment se çfarë mund të bëjmë për mirë.

“Ne sot e kemi në dorë si të mirën, edhe të keqen. E kemi në dorë ta shkatërrojmë, ose ta ndërtojmë Tiranën. Edhe t’i vëmë zjarrin, edhe ta bëjmë lule. Edhe të modernizohemi, edhe të bëjmë hapa prapa. Ndaj, unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Tiranës dhe t’i ftoj të përqafojmë njëri-tjetrin, të përqafojmë punën, progresin, të mirën. Vetëm e mira dhe bashkimi e ka çuar këtë vend përpara”, tha kryebashkiaku Veliaj, raporton tch.

Exit mobile version