Prefekti i Bashkisë së Tiranës me një postim në Facebook ka paralajmëruar krijimin e Bashkive Shqiptare në Rajon së bashku me Teuta Arifin nga Komuna e Tetovës dhe Shpend Ahmetin nga Komuna e Prishtinës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Erion Veliaj gjithashtu shkruan ”Koha për t’u koordinuar më fort dhe përditë për modernizim në qytetet shqiptare!”. Më parë kryetarja e Tetovës paralajmëroi një projekt trekëndësh mes Tetovës, Prishtinës dhe Tiranës./Telegrafi/