Site icon Telegrafi

Veliaj: Kam komunikuar me Tahirin për solidaritet njerëzor

Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, duke u takuar me ministrat Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, ne oborrin e selise roze, ku ka shpallur fitoren e tij ne qytetin e Tiranes./r/n/r/nCandidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj meets to his supporters after proclaims his victory for the city of Tirana.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka pranuar se ka komunikuar me sajmir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm, që po hetohet nga Krimet e Rënda për lidhjet me trafikun e drogës.

Veliaj ka pohuar se ka komunikuar me Tahirin për një solidaritet njerëzor.

“Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit. Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshirë në këto debate dhe diskutime”, tha ai.

Në një intervistë televizive, Veliaj shprehet i bindur çështja Tahiri nuk ka ndikuar në rënien e kuotave të mazhorancës socialiste, madje sipas tij Edi Rama është në kuotat maksimale.

“Unë i ndjek sondazhet shpesh dhe më rezulton se sot kryeministri është në kuotat maksimale”, tha ai.

Në lidhje me situatën e kanabisit, Veliaj tha se raporti i fundit i Guardia di Finanza pothuajse tregon që kanabisi, ministria e Rendit, policia, Fatmir Xhafaj, përpjekja e ka çuar thuajse në nivele zero kultivimin e kanabisit këtë vit.

“Këtë historinë e kanabisit nuk e njoh vetëm, të paktën kur isha deputet e njihja nga terreni i zonës. Është një zonë ku ti as nuk kaloje, as nuk qarkulloje dhe kam përshtypjen që zona merrte më shumë vëmendje për koncentrimin dhe të themi karshillëkun që i bënte shtetit por më rezulton që në atë kohë e gjithë Shqipëria i kishte këto probleme.

Ndaj, ne ndoshta me naivitet u fokusuam vetëm tek Lazarati, meqë ishte të themi hot-spot, për të zbuluar më pas që në fakt zonat e tjera thjesht nuk ndiheshin dhe Lazarati prej karshillikut që i bënte shtetit dhe policisë mori atë vëmendje por unë gjithmonë kam qenë në impresionin që Lazarati nuk ka qenë një ishull siç thuhej dhe Shqipëria e ka pasur këtë problem kudo”, tha ai.

Exit mobile version