Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se në bajramin tjetër do të përfundoj së ndërtuari xhamia e re në Tiranë.
Ai bashkë me Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, kanë inspektuar sot punimet për ndërtimin e xhamisë së re, e njohur edhe si xhamia e ‘Namazgjasë’.
I pari i Tiranës, ka thënë se ndërtimi i kësaj xhamie është një e mirë edhe për turistët e huaj, të cilët brenda 1 km2 mund të vizitojnë tempujt fetarë të besimeve të ndryshme.
Postimi i plotë
Bajramin tjetër besimtarët do ta festojnë në xhaminë e ‘Namazgjasë’.??
Bashkë me Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, inspektuam sot punimet e xhamisë së re. ? Ndërtimi i xhamisë është një e mirë edhe për qytetarët apo turistët e huaj, të cilët brenda 1 km2 mund të vizitojnë tempujt fetarë të myslimanëve, ?ortodoksëve☦️ dhe katolikëve. ✝️