Site icon Telegrafi

Veliaj: Ajri në Tiranë, 15 për qind më i pastër

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua grupit të aktivistëve pedalues për të promovuar më shumë lëvizjen me biçikleta, nga ku edhe dha një lajm të mirë: “sot ajri në qytet është 15% më i pastër se një vit më parë”.

Në fjalën e tij për mediat, kryebashkiaku theksoi nevojën e përdorimit më shumë të biçikletës, transportit publik, ecjes dhe vrapimit.

“Sot kemi disa lajme më të mira. Lajmi i parë na erdhi dje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila në të gjithë qytetet e Shqipërisë ka parë një përkeqësim të cilësisë së ajrit, përveç Tiranës, ku ajri është përmirësuar me 15%. Matjet e kryera në pikat fikse ku bëhen çdo vit, si në stacionet e përhershme, ashtu edhe në stacionet e lëvizshme, tregojnë se ndotja e ajrit në Tiranë është në rënie dhe sot kemi ajër 15% më të pastër”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se nëse ecet me këtë ritëm, brenda 5-6 vitesh mund të kemi ajër 100% më të pastër se sot.

Exit mobile version