Site icon Telegrafi

Velia “mbret” i Tour de Kosova

Velia për asnjë moment nuk lejoi që të rrezikohej kryesimi deri në triumfin e tij të plotë.

“Jam i lumtur që fitova këtë edicion në një konkurrencë të fortë sidomos të çiklistëve gjerman”, tha Velia pas garës.

Etapën e 4-të të fundit e fitoi çiklisti nga Maqedpni iekpit “Veli-M”, i cili ishte më i miri në shtegun Prizren-Prevallë-Ferizaj-Gjilan-Novo Bërd i gjatë117 kilometra, pasi që këtë shteg e përshkoi për 3h15’30’’, duke lënë prapa në vendin e dytë çiklistin nga Kosova Qëndrim Guri me kohë prej 3h15’34’’ dhe në vendin e tretë po ashtu një çiklist tjetër nga Kosova me kohë prej 3h19’17’’.

Në përgjithësi gara ka pasur një rrjedhë të mirë, por ajo që po përsëritet vazhdimisht është mungesa e kushteve për tu informuar më shpejt dhe me fotografi nga gara.

Mungesat e mëdha teknike dhe resurset njerëzore bëjnë që mediat të kenë mungesë informacioni por edhe vonesa të mëdha. Mbase është koha e fundit që të gjithë të merremi më seriozisht me çiklizmin, i cili në gara të këtij lloj promovon jo vetëm çiklizmin apo garën në dy rrota, por zhvillimin ekonomik, turistik e kulturor të një vendi.

Rezultatete etapës së e 4 -të

  1. Stefan Petrovski (Velo-M)3h15’30’’
  2. Qëndrim Guri (Kos)3h15’34’’
  3. Kliniti Grembi (Kosova)3h19’17’
  4. Renditja e përgjithshme
  5. Olsion Velia (Kos)13h42’38’"
  6. Alekdsaner Schlekrich(Monteinfo)13h42’50’
  7. Sacsha Starker (Profi-Line)13h’42’56”. 
Exit mobile version