Personi i dyshuar për vrasje në Veles, gjatë mbrëmjes së kaluar është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit.
Të lënduarit tjerë gjatë natës së mbrëmshme dramatike që ndodhi në Veles, janë jashtë rrezikut për jetë. Më e lënduar është gruaja e tashmë të ndjerit, e cila ka pësuar fraktura në kafkë, pasi është goditur me çekan nga fiqu i saj.
Trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa MPB për momentin nuk ka informacione të reja për këtë vrasje.
Gjatë natës së mbrëmshme një person i nervozuar gjatë orëve të natës është futur në shtëpi të fqinjëve të tij dhe me çekan ka filluar të sulmojë anëtarët e shtëpisë, duke dashur ta mbrojnë vajzën e tyre më shumë kanë pësuar prindërit e saj, e cila edhe humbi babain e saj, ndërsa antëarë të tjerë pësuan lëndime nga goditjet me çekan./Telegrafi/